TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 25- vjeçar është arrestuar në Bathore të Tiranës për shkak të vjedhjes së një banese me dhunë ditën e djeshme.
Disa orë pas ngjarjes është arrestuar A.M, si autor i vjedhjes duke zbardhur edhe ngjarjen se si kishte vepruar.
Ky person në orën 10:50 të paradites së 6 shkurtit kishte hyrë në një banesë i maskuar dhe me thikë ku kishte vjedhur lekë dhe bizhuteri.
Po ashtu Policia bëri të mundur edhe sekuestrimin e lekëve dhe bizhuterive të cilat ai kishte vjedhur.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kamëz, Tiranë
Finalizohet operacioni policor “Bërzhita”.
Zbardhet pas disa orësh vjedhja me dhunë në një banesë në Bathore.
Vihet në pranga autori i vjedhjes.
Gjenden dhe sekuestrohen bizhuteritë dhe lekët që autori vodhi në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5, pas njoftimit të marrë se në Bathore, në rrugën “Bërzhitë”, rreth orës 10:50 të paradites së datës 06.02.2020, në banesën e shtetasit H.H., kishte hyrë një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës kishte vjedhur lekë dhe disa bizhuteri, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i reagimit në kohë, informacioneve të marra në rrugë operative dhe një pune profesionale me veprime të shpejta proaktive u bë e mundur që brenda pak orëve të identifikohej personi i dyshuar si autor i kësaj ngjarjeje.
Në këtë kuadër u organizua operacioni policor i koduar “Bërzhita”, duke u finalizuar me kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
A. M., 25 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Bathore, Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.
Gjatë operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të sendeve të vjedhura nga autori në banesën e shtetasit H. H.
Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, në ngarkim të shtetasit A. M., për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 15 vjet burgim.