AKTUALITET, 23 Nëntor 2019, 11:11

Dita e supersfidave në Itali, edhe Hysaj pritet përsëri si titullar

Dita e supersfidave në Itali, edhe Hysaj pritet përsëri si


Kampionati italian do të dhurojë sot disa sfida shumë interesante pasi vë përballë njëra-tjetrës disa prej skuadrave më të forta. Në fushë zbresin ekipet që luajnë në mesjavë për Ligën e Kampioneve dhe mes tyre është edhe Napoli i cili viziton “San Siron” për duelin ndaj Milanit.

Në radhët e napolitanëve titullar nga minuta e parë pritet të jetë Elseid Hysaj, i cili ka fituar balotazhin me të riun Luperto.

Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare është kthyer në alternativë të parë në krahun e majtë të prapavijës së Napolit si pasojë e problemeve të Mario Ruit, ndërsa Ghulam nuk shihet nga Ançeloti si pjesë e projektit dhe do të largohet në janar.

Hysaj mendohej se nuk do të kishte më hapësira te Napoli, por fakti se ai mund të luajë në të dy krahët si dhe dëmtimi i Malkuit, ka bërë që klubi të ndryshojë mendim për të dhe t’i kërkojë që të qëndrojë, duke anuluar planet e futbollistit shqiptar për një transferim të mundshëm.

Skuadra kryesore që interesohej për të ishte Roma, por për lojtarin ka pasur interes të vazhdueshëm edhe nga ekipe të tjera jashtë Italisë.