AKTUALITET, 17 Qershor 2019, 21:54

Çfarë po ndodh? Grida Duma paralajmëron: Drejt diktaturës pa asnjë dyshim! Kryeregjisori drejt një rrugëtimi të rrezikshëm

Çfarë po ndodh? Grida Duma paralajmëron: Drejt diktaturës

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma e pyetur se çfarë po ndodh aktualisht në vend, thotë se pa dyshim Shqipëria po shkon drejt diktaturës.

E ftuar në “360 Gradë”, Duma thotë se Shqipëria është në një trajektore shumë të rrezikshme.

Duma: E ka emrin shkuarje drejt diktaturës pa asnjë dyshim. Mënyra se si po sillet qeveria me një kryeregjisor siç është Rama. Se kush janë këshilltarët, nga i merr shembujt dhe sa i sigurt është në këtë rrugëtim shumë të rrezikshëm që po çon vendin dhe veten, pa dyshim që do të mbetet në përgjegjësinë e tij.

Vendi është në një trajektore që nga pikëpamja e regjimit është më shumë se diktatoriale, sepse mjetet sot në përdorim janë më të sofistikuara se në diktaturat primitive. Ka fytyrën e njerëzve që nuk kanë formalizma, kanë emra kriminelësh, pushteti dhe parash. Shqiptarët sot shohin një teatër tragjik. Pushteti është duke u përdorur në emër të një individi që është në krye të shkatërrimit të vendit.