TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë nga selia blu pohoi se integrimi i Shqipërisë në BE po mbahet peng nga qeveria shqiptare dhe skandalet e saj.
Teksa komentoi deklaratat e nënkryetarit të CDU, se ish-ministri Saimir Tahiri ishte peshk i madh dhe Xhafaj po pengonte integrimin e vendit, Basha theksoi se zgjidhja i takon shqiptarëve dhe jo kryeministrit Rama. Sipas Bashës, Tahiri duhet të jetë në burg dhe Xhafajt duhet të largohet.
“Hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë, mesazhet që po vijnë po bëhen të qarta. Ky proces nuk është proces reklamash dhe lobimesh. Strategjia e Edi Ramës, përmes krijimit të një fasade të rremë, ska ecur. Sot nuk ecin më gënjeshtrat. Mesazhet e djeshme të zv/kryetarit të CDU se Shqipëria nuk ka bërë asnjë përpjekje pr haphen e negociatave, se Tahiri është peshk i madh, apo Xhafaj duhet të largohet. Peshqit e mëdhenj janë të paprekur dhe kanë rënë vetëm peshq të vjetër, se Tahiri është peshk i madh, se Xhafja është në konflikt interesi, moslargimi i tij është pengesë për hapjen e negociatave. Nënkryetari i CDU tha se zgjedhja është e vërteta. Nëse duam Evropën, Tahiri duhet të jetë atje ku e ka vendin. Xhafaj duhet të largohet një orë e më parë”, tha Basha.