AKTUALITET, 12 Qershor 2018, 13:11

Veliaj kritikohet nga Ambasadori i OSBE-së: Betonierja po penetron në kryeqytet, unë e ndjej nxehtësinë e saj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pavarësisht premtimit që bëri në fushatën e 2015-ës, është përgjegjës për valën e re të ndërtimit që ka përfshirë kryeqytetin shqiptar.

Kjo qasje e Veliajt ka marrë kritika edhe nga ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt, i cili edhe pse nuk përmendi në emër kryebashkiakun, tha se betonieret po penetrojnë në Tiranë dhe se ai e ndjen nxehtësinë e tyre.

“Betonierja po penetron në kryeqytet. Shumica e njerëzve në Shqipëri duan të jetojnë në Tiranë dhe për këtë duhet akomodim. Por plani i tyre nuk është respektuar ndër vite. Në 25 vitet e fundit u ngritën së paku 160 mijë objekte pa leje, duke shkelur ligjet e ndërtimit dhe duke ndikuar në qytet, dhe kjo ndjehet në qytet. Unë e ndjej nxehtësinë e betoniereve të ndërtimit”, tha ambasadori.

Këto komente, Borchardt i bëri gjatë një ekspozitë me vepra të arteve pamore, ku studentë dhe diplomatë shprehën shqetësimin e tyre mbi dëmtimet e mjedisit.

Rezultate imazhesh për erjon veliaj kantier ndertimi