TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Elbasanit ka liruar nga burgu dekanin e Fakultetit të Shkencave Humane Albert Riska, i cili nga arrest me burg, tashmë do të hetohet në masën e sigurisë arrest shtëpie.
Në seancën e mbajtur një ditë më parë pa prezencën e medias trupa mbrojtëse kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore. Burime konfidenciale bëjnë me dije se dekani i akuzuar për korrupsion prej kohësh vuante nga diabeti, ndaj për këtë arsye një vit më parë ka prerë dhe gishtin e këmbës. Po ashtu të njëjta burime garantojnë se Riska kishte probleme edhe me gangrenën.
Pasi shqyrtoi kërkesën dhe raportin shëndetësor, gjykata e Elbasanit vendosi zëvendësimin e masës së arrestit, duke e lënë në arrest shtëpie.