TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Victoria Beckham është një nga femrat e showbiz-it që nuk njeh moshë. Linjat e saj vazhdojnë të jenë perfekt si në performancën e parë në ekran.
Kjo falë regjimit të saj strikt, si për shembull prej 20 vitesh Victoria kujdeset për mosngrënien e karbohidrateve.
Mirëpo, duket se këtë regjim e ka thyer gjatë karantinës, pasi David ka gatuar shumë teksa kanë qenë të izoluar. Shkak është bërë pjesëmarrja në programin Celebrity Bake Off dhe ka eksperimentuar me receta.
“Victoria nuk ka futur asnjë karbohidrat në gojë që nga viti 2001. Por në fillim të karantinës, David filloi të eksperimentonte me receta, duke bërë pica. Menjëherë sapo provoi një copë pice, ajo nuk mund të ndalej dot së ngrëni”, u shpreh një burim për The Sun.
Ndërkohë tashmë ajo i është rikthyer regjimit të saj strikt për shkak se vjeshta i kërkon të fillojë nga rutina e përditshme.