LIFESTYLE, 31 Gusht 2020, 10:33

“Të bëhemi 1,000,000 veta”, Oriola Marashi peticion për Elvana Gjatën


Këngëtarja e njohur Elvana Gjata paralajmëroi dje një rikthim të fuqishëm. Ajo publikoi disa foto të reja pas muajsh shkëputjeje nga Instagrami, ku shfaqej e veshur me të bardha në majë të një shkëmbi. Mirëpo, komentet e shumta bën që të nisnin aludimet për një këngë të re, që sipas fansave pritet të jetë hiti i verës. Megjithatë, ai që mori më shumë komente ishte i modeles shqiptare Oriola Marashi, e cila i kërkon Elvanës të rikthehet së shpejti me një projekt. “Peticioni ‘të bëhemi 1,000,000 veta që Elvana Gjata të nxjerr hitin e verës’ link in my bio’, ka shkruar Oriola. Ndërkohë nuk dihet saktësisht se çfarë po përgatit Gjata në Turqi, por gjithçka mbetet për t’u parë në ditët në vijim
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on