LIFESTYLE, 31 Gusht 2020, 10:45

“Çfarë shqiptarësh, Maguire gënjen sa herë flet”, polici grek rrëfen sherrin e famshëm


“Motra e Maguire u sulmua nga shqiptarë, madje tentuan t’i injektojnë drogë dhe ajo po humbte vetëdijen. Kjo ishte arsyeja e sherrit”. Një skenar që në Greqi dhe anembanë Europës mund ta besojnë, edhe pse gjykata në fund vendosi që Harry Maguire ishte fajtor për sulm ndaj oficerëve të policisë. Edhe akuza e tentativës për ryshfet mbeti në fuqi. Vetë Maguire nuk ka pranuar asgjë, madje është shprehur se mendoi se po e rrëmbenin.

Një prej oficerëve të policisë, që mori pjesë në aksionin e ndalimit të mbrojtësit të Manchester United, ka folur dhe ka hedhur poshtë ato që thotë futbollit.  “Nuk janë përmendur shqiptarë apo gjëra në lidhje me motrën e tij. Ajo çështje nuk është ngritur kurrë. Nuk e kemi trajtuar ndryshe nga të dehurit e tjerë britanikë”, thotë fillimisht për “The Sun” oficeri i policisë.

Më tej ai komenton edhe deklaratat e Maguire, duke shtuar: “Sa herë hap gojën, gënjen. Ishte thjesht një djalë i dehur duke u bërë gati të bënte sherr. Ne merremi me situata të tilla shpesh. Tani është kthyer në diçka tjetër me gjërat që ai thotë. Pse tetë policë duhet ta rrethonin dhe të mos e prezantonim veten? Do të humbnim punët tona”.

ÇFARË DEKLAROI MAGUIRE – Mbrojtësi i United, për BBC, pak ditë më parë u shpreh: “Jam i sigurt që në deklaratën e tyre është shkruar se dëmtova shpinën dhe krahun e një polici. Unë e kisha dorën lart, isha në pranga kur u përpoqa të iki. Nuk e kuptova se ishin policë dhe mendova se po më rrëmbenin. Nuk mendoj se e lëndova. Thënë kështu, nuk mendoj se e lëndova më shumë se sa më lënduan”.

“A u kam thënë se ai dinë atë se kush jam unë? Sigurisht që nuk e kam thënë. E dija që ata më njihnin. Pesë minuta para se të më rrihnin më thanë se karriera ime ka marrë fund. Kështu që e dija që e dinin se kush jam. Sapo pashë atë deklaratë… ishte thjesht qesharake.  Padyshim që nuk ka pasur tentativë për ryshfet. Kur ishim në hyrje të burgut, ishim aq të shqetësuar sa po qanim. Ende nuk e besonim se ku ishim”.

“A isha i pirë? Nuk mund të them që nuk kisha pirë gjithë ditën. Kisha pirë disa gota. Kushdo që më njeh dhe që ka qenë me mua e di se si jam pas disa gotash. Unë jam gjithmonë i vetëdijshëm. Gjithmonë e kam veten në kontroll. Pa asnjë diskutim nuk isha i dehur. Thjesht u gjenda në një situatë të keqe.

“Askush nuk e di çfarë kaluam atë natë. Ose e besoni, ose jo. Tregimet që dalin nga gjyqi janë aq larg nga e vërteta dhe është e pabesueshme. Karakteri dhe personaliteti im do të mbeten të njëjtë. Jam i fortë mendërisht dhe do e kaloj këtë. E kam ndërgjegjen e pastër dhe e di mirë se çfarë ndodhi atë natë”