LIFESTYLE, 31 Gusht 2020, 12:58

Gatuan patëllxhan të mbushur dhe hekuros, Stresi: Jo po thuaj që nuk jam për shtëpi


Reperi Stresi është duke shijuar sukseset e tij në muzikë mirëpo jo ato në dashuri.

Themi këtë pasi ai është ndarë nga partnerja e tij Kejsi e cila ndodhet shumë larg tij, në Kanada.

Tashmë që ai nuk ka më dikë në krah, do duhet ti përballojë disa gjëra vetëm. Si gatimin apo hekurosjen e rrobave.

Mirëpo duket se ndryshe nga çunat e tjerë, ‘bad boy’ Stresi nuk e ka aspak problem ti bëjë e duket se i bën dhe shumë mirë.

Reperi ka postuar në instastory dy video ku tregon që ka gatuar patëllxhanë të mbushura e më pas tregon se po hekuros bluzen e tij.

“Jo po thuaj që nuk jam për shpi. Tamam tipik shqiptar. Gatuaj vet, hekuros vet”– shkruan Stresi përkrah videos.

Mesa duket akoma ka meshkuj që ia dalin mbanë vetë për punët e shtëpisë pa pasur nevojë për ndihmën e partneres apo mamit.