TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Totenhemi tregohet cinik në maksimum dhe triumfon në sfidën e nervave me Mançester Sitin. Akti i parë është fituar nga londinezët minimalisht me shifrat 1-0, të cilët i falen golit të Heung-Min Son në minutën e 78-të.
Ndeshja ka nisur menjëherë e vrullshme, teksa në minutën e 13-të Mançester Siti kishte rastin më të mirë për të kaluar në avantazh.
Gjyqtari Bjorn Kajpers akordoi 11-metërsh në favor të Sitit pas konsultimit me sistemin VAR, me Deni Rouz që kishte prekur topin me dorë në zonë. Serxhio Aguero u paraqit te pika e bardhë, por gjuajtja e argjentinasit u neutralizua në mënyrë perfekte nga Hugo Loris.
Penalltia e humbur e bëri Sitin që ta ulte presionin, me Totenhemin që mori besim dhe nisi të krijonte përpara. Gjithsesi, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.
Fraksioni i dytë nisi përsëri vrullshëm si i pari, me të dy ekipet që patën nga një rast të pastër. Siti fillimisht kërcënoi me anë të Sterling, ndërsa më pas ishte rradha e vendasve, të cilët iu afruan golit me anë të Son.
Gjithsesi, ishte Heung-Min Son heroi për Totenhemin, teksa në minutën e 78-të çoi në qiellin e shtatë tifozët e tij. Pasi vallëzoi bukur në zonë, koreano-jugori mposhti portierin Ederson, duke i dhënë avantazhin të tijve.
UEFA Champions League
Faza çerekfinale
Totenhem – Mançester Siti 1-0
Shënues: Son 78’