AKTUALITET, 6 Janar 2020, 11:45

Në stadium për Kumbullën, Atalanta kërkon të formojë një dyshe shqiptare në mbrojtje

Në stadium për Kumbullën, Atalanta kërkon të


Marash Kumbulla është një nga emrat më të lakuar në merkaton e Serisë A, teksa klubet e vëna pas 19-vjeçarit janë të shumta. Një herë në skenë del emri i Napolit e më pas ai i Lacios, ndërsa më të tërhequr janë Juventus dhe Inter.

Por, në ndeshjen e djeshme të Veronës ndaj SPAL, në stadium ka qenë edhe drejtori sportiv i Atalantës, Sartori, i cili ka pasur detyrën për të ndjekur nga afër shqiptarin. Mbrojtësi zhvilloi një tjetër paraqitje nga ato të zakonshmet, ku shfaqi personalitetin e tij në repartin defensiv.

Tashmë, mbetet për t’u parë nëse Atalanta do të bëjë një ofertë konkrete për një nga surprizat e këtij sezoni në Serinë A, dhe në këtë formë bergamaskët mund të formojnë një dyshe shqiptare në mbrojtje duke qenë se pjesë e rëndësishme e skuadrës së tyre është edhe Berat Gjimshiti.