AKTUALITET, 6 Janar 2020, 11:34

Goli i Sadikut “merr në qafë” mbrojtësin kundërshtar: Kishte moment të keq

Goli i Sadikut “merr në qafë” mbrojtësin


Armando Sadiku është kthyer edhe një herë në protagonist në kampionatin spanjoll duke shënuar edhe kundër Real Oviedos në Ligën e Dytë.

Sulmuesi i Kombëtares shpëtoi skuadrën e tij nga humbja me këtë gol, duke i dhënë një pikë që mund t’i shërbejë shumë në fund për të arritur objektivin që Malaga ka dhe njëkohësisht duke parë problemet ekonomike të klubit.

Përveç golit të shënuar, Sadiku ka bërë edhe një paraqitje shumë të mirë dhe është vlerësuar nga mediat spanjolle.

Ndërkohë, mbrojtësi që duhej ta markonte ishte Karlos Hernandez i cili nuk ka mundur të bëjë asgjë kundër sulmuesit shqiptar duke marrë një vlerësim të ulët për këtë fakt.

“Karlos Hernandez 5.5: Kishte një moment të keq me Sadikun. Sulmuesi i Malagës kërkoi duele dhe hapësirë e në këtë aspekt, ai vuajti. Nuk ishte mjaftueshëm i qartë për të pastruar por mbyll një kundërsulm të Kristian”, shkruhet në vlerësimin e mediave spanjolle.