AKTUALITET, 6 Janar 2020, 09:47

Stuhia me erë të fortë në Tiranë, pesë qytetarë përfundojnë në spitalin e Traumës

Stuhia me erë të fortë në Tiranë, pesë


Pesë persona kanë marrë lëndime të ndryshme pas stuhisë së fortë që përfshiu dje Tiranën.

Mësohet se pesë qytetarë kanë mbetur të lënduar nga rënia e objekteve të ndryshme që kanë rënë nga era dhe janë paraqitur në spitalin e Traumës për të marrë mjekim. Pas marrjes së mjekimit, të lënduarit janë larguar për në shtëpi.

Era e djeshme në Tiranë arriti shpejtësinë deri në 77 km në orë.

Një depozitë ra nga një pallat në Komunën e Parisit ndërsa pati pemë të thyera e tabela të rëna. Edhe pema e Vitit të Ri në qendër të qytetit u rrëzua nga era.