TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka dhënë detaje në lidhje me ekzekutimin e biznesmenit në Tropojë.
Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se 47-vjeçari Guxim Gjyriqi është ekzekutuar me armë zjarri në derën e karburantit të tij.
Ngjarja ka ndodhur një natë më parë rreth orës 23:32, por ende nuk janë të qarta rrethanat.
Njoftimi zyrtar i policisë:
Më datë 05.01.2020, në orën 23:32, në afërsi të Karburantit të tij, në lagjen “Partizani” , është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi G.Gj., 47 vjeç, banues në qytetin e Tropojës.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, shërbimet e DVP Kukës, dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Guximk Gjyriqi u ekzekutua me armë zjarri një natë më parë. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Ai njihej si njeri i qetë në zonë.