AKTUALITET, 6 Janar 2020, 10:16

Rezoluta e Irakut, Trump kërcënon: Nëse dëboni trupat e SHBA, sanksione si kurrë më parë

Rezoluta e Irakut, Trump kërcënon: Nëse dëboni trupat e


Presidenti i SHBA, ka kërcënuar Irakun me sanksione nëse rezoluta e Kuvendit irakian për dëbimin e trupave amerikane do të miratohet dhe do të hyjë në fuqi.

“Nëse do të dëboni trupat amerikanë nga Iraku, atëherë do t’iu vendosim sanksione si kurrë më parë’’- është shprehur Donald Trump.

Pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani dhe komandantit ushtarak irakian Abu Mahdi al-Muhandis, kuvendi i Irakut dje kaloi një rezolutë ku i kërkohet trupave të SHBA të largohen pasi vendi i tyre nuk ka më nevojë për luftën ndaj ISIS, pasi tashmë ajo është fituar.

Por Presidenti Trump nuk tërhiqet nga kërcënimet e Irakut dhe Iranit duke u shprehur se nëse do të reagojnë pas këtij sulmi, SHBA do të jetë shumë e ashpër.