AKTUALITET, 25 Prill 2020, 16:09

Në mes të krizës nga Covid, OBSH thirrje të fortë qytetarëve të mos neglizhojnë me këtë veprim

Përmes imunizimeve në kohën e duhur, individët dhe komunitetet qëndrojnë të mbrojtur nga shpërthimi i sëmundjeve të parandalueshme nga vaksinat.

Në Javën Botërore të Imunizimit, OBSH bën thirrje që qytetarët të mos neglizhojnë vaksinat e paracaktuara nga protokolli shëndetësor që tek të vegjëlit.

Vaksinat sipas OBSH, ulin numrin e vdekjeve të fëmijëve dhe sëmundjeve, ruajnë nga shpërthimet epidemike, parandalojnë kequshqyerjen,

mbrojnë nga rezistenca mikrobike.

Prej COVID19, familjet në gjithë botën po ndeshen me pasojat vdekjeprurëse dhe shkatërruese të shpërthimit të sëmundjeve epidemike.

Ndaj OBSH thekson se në mes të kësaj krize, “ne duhet të punojmë, gjithashtu, për të siguruar mbrojtjen e të gjithë njerëzve nga sëmundje, ndaj të cilave kemi vaksina për t’i parandaluar”.

POSTIMI I OBSH

Nëse vaksinohen vetëm disa njerëz, sëmundjet mund të përhapen ende, veçanërisht tek ata me rrezik më të madh:

✅ Foshnjat që janë shumë të reja për të marrë vaksina

✅ Të moshuarit në rrezik nga sëmundjet kërcënuese për jetën

✅ Njerëzit me imunitet të ulët

#Fruthi i’u ngarkon një barrë të parandalueshme familjeve dhe sistemeve shëndetësore. Gjithashtu, gjatë pandemisë COVID-19, është e rëndësishme që të përditësoheni me vaksinat kur është e mundur për të parandaluar shpërthimet e sëmundjeve të parandalueshme nga vaksina tani dhe në të ardhmen.