AKTUALITET, 12 Maj 2018, 16:17

Në Spanjë dominon Hamilton, pole position i Mercedes

Në Spanjë dominon Hamilton, pole position i Mercedes

Duhej të ishte hera e parë e Sebastian Vettel, por suprizën e ka bërë Hamilton, që për të tretin vit radhazi shkon në pole position në Barcelonë dhe për të dytën herë në këtë sezon. Në krah të tij niset shoku i skuadrës Bottas.

Dukej se do të ishte dita e Vettel, kur vendosi rekorde në dy sesionet e para të kualifikueseve, por Hamilton përmbysi gjithçka në sesionin e fundit kualifikues, duke e zbtitur kohën në 1.16.1, me rekordin e ri të Barcelonës.

Vettel bëri një sesion të parë të jashtëzakonshëm, duke e ndalur kronometyrin në 1.17.031, duke lënë pas vetes Verstappen, me diçka më pak se 4 të dhjetat. Koha e gjemani ishte e jashtëzaonshme edhe në sesionin e dytë, ku zbriti për herë të parë nën 1.17. Vettel vendosi kohën 1.16.802 në këtë sesion të dytë kualifikues.

Ky është pole position i dytë për në këtë sezon për britanikun Hamilton, pas suksesit në Australi, ndërsa tani numëron 74 pole position në karrierën e tij.