AKTUALITET, 26 Nëntor 2019, 07:10

Në mes të katër rrugëve pas tërmetit të fuqishëm, Veliaj u jep udhëzime qytetarëve: Shkoni në palestra, i kemi hapur për strehim

Në mes të katër rrugëve pas tërmetit të




Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është shprehur se të gjithë ata që kanë nevojë të strehohen dikur pas tërmetit të fuqishëm që tronditi të gjithë Shqipërinë, mund të strehohen në mënyrë provizore në disa paletra që janë hapur nga Bashkia.

Ai shton më tej se është pezulluar mësimi në të gjitha shkollat, kopshtet dhe çerdhet.

Sot pezullohet mesimi ne gjithe shkollat, kopshtet e çerdhet e Tiranes! Na duhet te verifikojme çdo objekt e te mos rrezikojme femijet! Faleminderit per mirekuptimin ne nje situate aspak te lehte!  *Disa palestra do te rrine hapur per strehim provizor”, shkruan Veliaj.

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin.

Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani janë raportuar katër viktima.