TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dom Gjergj Meta ka reaguar sërish, për situatën e krijuar në vend, pas përhapjes së koronavirsit. Ai i bën thirrje shqiptarëve që në këto ditë të vështira të kenë kurajo për të përballuar situatën.
“Nuk mund t’ia lejojmë vetes ta shohim botën vetëm nga këndvështrimi ynë e aq më keq akoma nga pasqyra e instikteve tona. Pasqyra lejon vetëm një pamje, atë të vetes tonë, si Narcizi në pellgun e ujit.
Duhet ta shohim botën nga dritarja, sepse vetëm dritarja, e jo pasqyra, na lejon të shohim të tjerët, të shohim jashtë nesh e më në fund të dimë të jetojmë me dhe për të tjerët.", shprehet ndër të tjera ai.
Postimi:
Nuk është as viroza e parë e as e fundit në këtë planet. E ne nuk jemi as brezi i parë e as i fundit mbi këtë tokë. Por beteja jonë për jetën sot duhet të bëhet sikur të ishte e para, e fundit dhe e vetmja. Kjo sepse këtë jetë, e vetëm këtë, ne dhe tjerët, është e vetmja që kemi në dispozicion në këtë botë. E po ashtu ky është një parim që duhet të udhëheqë çdo zgjedhje tonën në të mirë të jetës, të shoqërisë e të botës ku na është dhënë të banojmë.
Njerëzimi dhe jeta na tejkalojnë si individë, por përgjegjësia e secilit prej nesh është e domosdshme që asnjë hallkë të mos thyhet a këputet nga papërgjegjësia, sepse çdonjëri nga ne është një ngjarje unike në këtë planet e vlen shumë.
Dikush thotë se jemi në luftë. Edhe luftërat i ka bërë njerëzimi e ka gjasa (Mos o Zot!) që do t’i bëjë përsëri. Në këto momente një pjesë po lufton me jetën, një pjesë me virusin, kurse për pjesën më të madhe lufta më e ashpër po zhvillohet brenda nesh. Këtë luftë, me instiktet tona egoiste kishim harruar ta bënim, sepse kishm marrë për të mirqënë që kishim vetëm të drejta e jo detyra. Tani po shohim ndryshe e shpresoj të vazhdojmë kështu.
Nxitimi që kemi për të dalë, rrezet ftuese të diellit, mungesa e rutinës së përditshme, malli për miqtë, shokët e të dashurit e zemrës po mundon shumë njerëz. E megjithatë momenti na kërkon një kufizim të lirisë, një vetëkufizim si një akt heroik, një armë lufte kundër një armiku të padukshëm e të panjohur.
Nuk mund t’ia lejojmë vetes ta shohim botën vetëm nga këndvështrimi ynë e aq më keq akoma nga pasqyra e instikteve tona.
Pasqyra lejon vetëm një pamje, atë të vetes tonë, si Narcizi në pellgun e ujit. Duhet ta shohim botën nga dritarja, sepse vetëm dritarja, e jo pasqyra, na lejon të shohim të tjerët, të shohim jashtë nesh e më në fund të dimë të jetojmë me dhe për të tjerët. Është një shikim ky jo vetëm për kohë krize, por në mënyrë të veçantë tani që rrezikojmë shumë. T’i hapim dritaret e zemrës e të shohim jashtë. Ka edhe njerëz të tjerë, nuk jemi vetëm. Prania e tjetrit është dhuratë, por edhe përgjegjësi. Kurajo miq! Të përdorim më shumë dritaren e më pak pasqyrën!
Shkon në 64 numri i personave të prekur me koronavirus. Mes tyre dy persona kanë ndërruar jetë. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare, ndërsa dje humbi jetën një 66-vjeçar.
Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”.
Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë.
E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.