AKTUALITET, 19 Mars 2020, 11:59

Detaje/ Pesë rastet e reja me koronavirus, tre prej të prekurve italianë që jetojnë në Shqipëri

Detaje/ Pesë rastet e reja me koronavirus, tre prej të prekurve


Pesë rastet e reja të zbuluar se janë infektuar me COVID-19 në Shqipëri e kanë çuar në 64 numrin e të prekurve.

Sipas drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, 3 prej rasteve të reja janë shtetas Italian që ndodhen aktualisht në Shqipëri.

Ndërsa dy të tjerët janë një 80 vjeçar dhe një 42-vjeçar nga Kavaja.

Deri në këto momente testuar 697 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 64 raste:

• Tiranë 45 qytetarë

• Durrës 5 qytetarë

• Lushnje 2 qytetarë

• Elbasan 2 qytetarë

• Fier 6 qytetarë

• Rrogozhinë 2 qytetarë

• Kavajë 2 qytetarë.