AKTUALITET, 19 Mars 2020, 09:53

Grabitja e 4.6 milionë eurove në Rinas, arrestohen vëllezërit Klement dhe Eldi Çala

Grabitja e 4.6 milionë eurove në Rinas, arrestohen


Pasi një viti në kërkim janë arrestuar vëllezërit Klement dhe Eldi Çala të cilët kërkoheshin nga Policia për grabitjen spektakolare në prill të vitit të kaluar në Rinas ku u morën rreth 4.6 milionë eurove.

Më 9 prill të 2019 një grup personash arritën që të marrin sasinë e parave të transportuara me blinda nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri jashtë shtetit nëpërmjet Rinasit. Pas një përplasje me Policinë mbeti i vdekur Admir Murataj, person afër Klement Çalës pasi së bashku grabitën blindat po 2 vite më parë afër Rinasit.

Pas hetimeve të shumta Policia vendosi në pranga kosovarin Ragio Hajdinin, Elton Piklin, Renaldo Sulajn, Oltion Veselin, Saimir Çelën, Alkond Bengasin dhe Hasan Kanaçin.

Më pas hetimet u shtrinë në Elbasan aty ku u zbulua se furgoni me nënshkrimin hetimi tatimor fals ishte modifikuar në një sevis të këtij qyteti.

Në kërkim u shpallën pikërisht vëllezërit Klement dhe Eldi Çala të cilët u arrestuan sot përreth afër 1 viti teksa në kërkim vijon të jetë Talo Çela bashkëpunëtor i tyre.