AKTUALITET, 19 Mars 2020, 10:56

Qytetarët nuk i binden Ramës për vetëizolim: Kemi familje! Duhet të punojmë

Qytetarët nuk i binden Ramës për vetëizolim: Kemi familje!


Prej orës 10:00, asnjë qytetar nuk mund të dalë në rrugë, sipas urdhrit më të fundit të kryeministrit Edi Rama, si një tjetër masë shtrënguese për ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit.

Por, duket se kjo masë do të jetë e vështirë të zbatohet nga qytetarët, të cilët nuk mund të izolohen në shtëpi, për arsye të ndryshme. News 24 monitoroi situatën në sheshin Skënderbej, ku lëvizjet e qytetarëve ishin jo të pakta.

Qytetarët thonë se nuk mund të vetëizolohen, për shkak se duhet të punojnë, pasi kanë familje për të mbajtur.

Qytetari 1: E dimë urdhrin, por çfarë të bëjmë në shtëpi. Nuk i frikësohem gjobës. Jam vetë i gjashti në shtëpi, duhet të hamë, më duhet të shkoj në punë. Kam edhe të moshuar në shtëpi.

Qytetar 2: Virusi është komplet rrugëve, jo vetëm te Edi Rama që na mëson si të lajmë duart. O na bëni hall, se nuk kemi ku të shkojmë.