TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Që prej 3 Marsit të këtij viti komuna e Tuzit po drejtohet nga shqiptarët duke i dhënë fund pas 63 vitesh administrimit nga bashkia e Podgoricës.
Pas 5 muajsh në krye të detyrës, koalicioni fitues “Malsia na Bashkon” dhe kryetari i përzgjedhur Nikë Gjeloshaj kanë formuar administratën e plotë, të ndërtojnë strukturat e nevojshme për qeverisjen vendore.
Madje këtë të enjtë ata kanë arritur që të miratonin edhe buxhetin e vitit 2019, duke i hapur rrugë edhe projekteve të para për këtë zonë.
“Projekt kryesor është zhvillimi i infrastrukturës dhe i këtij vendi, sepse ka qenë fare i pazhvilluar. Do bëjmë lidhje më të mirë rrugore me Podgoricën. Shqiptarët janë të kënaqur që më në fund janë “zot” në shtëpinë e tyre dhe kërkojnë që tashme të mbahen premtimet e dhëna në fushatë dhe të investohet,”- tha Nikë Gjeloshaj, kryetar i komunës Tuz.
Tashmë Komuna e Tuzit dhe shqiptarët e kësaj treve në Malin e Zi shpresojnë që të vazhdojnë të jenë të bashkuar në mënyrë që zona të zhvillohet sa më shumë.