AKTUALITET, 28 Janar 2020, 16:27

12.7 milionë paund drogë, vëllai i Jak Prengës doli garant për 283 kg kokainë por…

12.7 milionë paund drogë, vëllai i Jak Prengës doli garant

Zbardhen detaje të reja për pengmarjen e 49- vjeçarit, Jak (Jan) Prenga. Mësohet se 49-vjeçari u mor peng për t’i bërë presion, vëllait të tij për të treguar se ku kishte dërguar 283 kg kokainë që ishte futur në portin e Anglisë.

Droga u fut nga një port i Anglisë, për të cilat kishte dalë garant se do t’i nxirrte një prej vëllezërve, i identifikuar si Ndrek Prenga, shkruan Dosja.al. Por diçka e tillë nuk ndodhi! Prenga kishte marrë kokainë dhe si pasojë e mungesës së drogës, grupi në Shqipëri i mori peng të vëllain, për ta detyruar që të tregonte. Bisedat mes personave në Shqipëri e Angli u përgjuan nga autoritet angleze, për të cilën ata bashkëpunuan me Policinë shqiptare. Kjo për shkak se grupi kriminal kishte qendër në Shijak.

Duke bërë një përllogaritje lidhur me çmimin e shitjes së një grami kokainë në tregun britanik, vlera e lëndës narkotike nëse do të mund të tregëtohej do të kapte vlerën e 12.735.000 paundve.

Ngjarja u zbardh nga Policia e Shtetit paraditen e sotme, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua dje. Operacioni “Resorti”, u zhvillua ditën e djeshme në restorin “Golden” në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut ka ndërruar jetë rrugës për në resort, aty ku do mbahej peng. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me pengmarrësit, si pasojë e prishjes së disa pazareve të drogës në Britaninë e Madhe, të cilëve do t’ju jepte 60 kilogramë kokainë. Policia ka ndaluar të dyshuarit kryesorë për ngjarjen.

Bëhet fjalë për dy vëllezërit Elton, Leonard dhe babain e tyre, Bajram Hajri, respektivisht 32, 35 dhe 64 vjeç dhe 36-vjeçarin Olsi Turja, të gjithë banues në Shijak. Mbi të ndaluarit rëndojnë akuzat e “rrëmbimit të personit”, “fshehja e kufomës”, “moskallëzim krimi” dhe “pengimi i zbardhjes të së vërtetës. Në to shtohet edhe “armëmbajtja pa leje . Pas rrëmbimit të 49-vjeçarit, pengmarrësit janë nisur menjëherë drejt resortit të Altin Hajrit për të mbajtur aty viktimën. Të ndaluarve u janë sekuestruar armë zjarri, municione luftarake, aparate celularë, automjete dhe një shumë parash në euro.

(k.m./dosja.al)