TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Korçë, ku bëhet me dije se një person ësthë gjetur i pajetë.
Trupi i pajetë është qëlluar me sëpatë, dhe e kanë hedhur në rrugë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Pazarit në Korçë.
Trupi i pajetë dyshohet se i përket Dashnor Osmanit. Në momentin që është vrarë me sëpatë, ai kishte në duar banane siç shihet edhe në foto.
Në vendngjarje ndodhen Forcat e Policisë që po bëjnë krehjen e zonës për të bërë të mundur gjetjen e autorëve. Ende nuk ka informacion për shkaqet e konfliktit që ka çuar në këtë vrasje makabre.
