TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dalin pamjet e Kobe Bryant para rrëzimit të helikopterit ku gjeti vdekjen së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna.
Së fundmi “TMZ Sports”, ka publikuar videon ku Kobe Bryant kaloi të shtunën mbrëma nën shoqërinë e vajzës së tij 3 vjeçare, Bianka, vetëm disa orë para vdekjes tragjike, shkruan SYRI.net.
“TMZ” ka publikuar pamjet e 41 vjeçarit duke kaluar kohë me Biankan në Fashion Island në Newport Beach, një mbrëmje para tragjedisë. Pamjet janë të rënda marrë parasysh se ishte takimi i fundit i Biankas me babain e saj.
Kujtojmë që ngjarja ndodhi në Calabasas, Kaliforni dhe dyshohet që mjegulla të jetë faktori kryesor i kësaj tragjedie.
Autoritet amerikane bëjnë me dije që nxjerrja e trupave nga rrënojat mund të kërkojë disa ditë kohë si pasojë e terrenit të vështirë, ndërsa në vendngjarje është vendosur perimetri i sigurisë dhe monitorohet nga policia.
[video width="640" height="368" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/01/video-kob.mp4"][/video]