AKTUALITET, 27 Mars 2019, 18:34

‘Në Festivalin e RTSH-së fituesi zgjidhet tri ditë para’, këngëtarja nuk nguron të thotë të vërtetën

‘Në Festivalin e RTSH-së fituesi zgjidhet tri ditë

Këngëtarja kosovare, Eliza Hoxha, është një nga më të dashura për publikun shqiptarë.

Ajo ka rrëfyer publikishtë eksperiencën e saj për pjesëmarrjen në Festivalin e RTSH-së ku konkurroi me këngën ‘Peng’.

Ka vlerësuar së tepërmi organizimin por gjithçka tjetër ka qënë po e njëjta, është shprehur Eliza.

Sipas këngëtares, nuk është aspak kënaqësi të konkurrosh në një kompeticion i cili e ka zgjedhur fituesin 3 ditë para.

‘Unë e kam shijuar shumë për vete, sepse këtë herë kam shkuar shumë e përgatitur psikologjikisht. Festivali ka pasur shumë gjëra të njëjta dhe shumë gjëra ndryshe. Si organizim ka qenë jashtëzakonisht më i mirë se plot herë të tjera. Energjia me grupin organizativ ka qenë fantastike. Pjesa tjetër është e zakonshme. Dmth, përcaktohen në shumë raste fitues para kohe. A e meriton apo s’e meriton është fare pak e rëndësishme, por kur ti e kupton 3 ditë përpara kush fiton, s’ke më motiv të dalësh të këndosh. Kjo është pjesa më e bezdisshme e festivaleve në shumë raste‘, është shprehur Eliza.