AKTUALITET, 27 Mars 2019, 18:31

Indeksimi i pensionistëve/ Qeveria vendos rritje me 2.8% , ja kategoritë që përfitojnë

Qeveria shqiptare me anë të një Vendimi të Këshillit të Ministrave, ka vendosur të bëjë një rritje prej 2.8% të pensioneve.

Duhet theksuar se ky është një indeksim i detyruar për shkak të rritjes së çmimeve të shportës. Duke filluar nga data 1 prill të këtij viti, nga ky indeksim do të përfitojnë të gjithë ata që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti, familjar, ushtarakët, minatorët, invalidët e luftës,

Sipas kësaj VKM-je, pensionet nuk do të jenë më pak se 13 753 lekë dhe jo më shumë se 27 506 lekë, ndërsa pensionet e parakohshme, nga data 1 prill nuk jenë më pak se 13 753 lekë.