TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Artisti italian me famë botërore Albano Carrisi e ka konsideruar vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar të padrejtë.
Në një intervistë për RTV ORA, Carrisi tha se ky teatër mund të rindërohet, në mënyrë që monumenti t’i mbetet historisë.
“Nëse është një teatër që ka kaq shumë histori të vetën, një institucion që kanë kënduar dhe aktruar artistët më të mëdhenj, atëherë ajo që duhet bërë, nëse pozicioni e lejon është rindërtimi në mënyrë që ky monument t’i mbetet historisë së këtij vendi”, u shpreh artisti.
Artisti Italian Albano Carrisi vijon të ruajë lidhjen e tij me Shqipërinë, që daton që në Luftën e dytë Botërore, kur i ati ishte partizan në vendin tonë. Carrisi shprehet se ndryshimet e vendit janë marramendëse, ndërsa thekson se ka më shumë progres, lëvizje dhe jetë.