AKTUALITET, 27 Mars 2019, 18:12

Nesër mblidhet Kuvendi, opozita del sërish në protestë

Nesër mblidhet Kuvendi, opozita del sërish në protestë

Kuvendi do të mblidhet nesër në seancë plenare në orën 10:00. Paralelisht me seancën opozita ka njoftuar protestën e radhës.

Mbështetësit e saj do të mblidhen 30 minuta më herët për të penguar deputetët të hyjnë në Kuvend. Ndërkohë Policia e Shtetit ka marrë masa për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e seancës.

Qindra forca policore do të vendosen para Parlamentit, ndërsa s’do të mungojnë as rrethimet me hekura. Protesta e fundit e opozitës ishte ajo e datës 16 mars.

Një tjetër protestë e madhe masive para Kryeministrisë është njoftuar më datë 13 prill, ora 18:00. Opozita kërkon qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.