SPORT, 31 Janar 2020, 16:05

VIDEO/ Murinjo mbetet unik, interviston veten në konferencë për shtyp

VIDEO/ Murinjo mbetet unik, interviston veten në konferencë për


Zhoze Murinjo gjithmonë do të përbëjë lajm, jo vetëm për faktin se është një nga trajnerët më të mirë të botës, por edhe se në çdo dalje për mediet ka aftësinë të dhurojë spektakël. Ditën e sotme përballë shumë gazetarëve të pranishëm në konferencën për shtyp, portugezi zgjedh t’i bëjë vetë pyetjet dhe të përgjigjet po vetë. Kjo ndoshta edhe në formë ironie për gazetarët.

“Pyetja e parë: Apo prisni për ndonjë lojtar përpara fundit të merkatos? Jo. Vazhdojmë me pyetjen e dytë: A je i lumtur me merkaton e klubit tuaj? Po, jam. Pyetja e tretë: E do një sulmues?”, u shpreh Murinjo, i cili nëpërmjet kësaj “autointerviste” zbuloi se Totenhemi nuk do të bëjë asnjë afrim në ditën e sotme, që është e fundit e merkatos së dimrit.

Totenhem është në vështirësi në repartin e sulmit, pasi sulmuesi i vetëm i qendrës, Herri Kejn ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe pritet të kthehet në fund të sezonit. Ndërkohë, “Special One” ka arritur të sigurojë shërbimet e dy talenteve, Gedson Fernandes nga Benfika dhe Stiven Berguajn nga PSV.

https://www.facebook.com/BleacherReportFootball/videos/765668100705140/