TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banorët e Thumanës, të cilat pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit u strehuan në hotelet e Shëngjinit, ditën e sotme kanë refuzuar ushqimin në shenjë proteste.
Kjo për shkak të përfaqësues të Bashkisë së Krujës iu kanë komunikuar vendimin se afati i fundit për qëndrimin e tyre në këto hotele është deri më 3 janar, ndërsa më pas banorët do të strehohen nëpër banesa me qira.
‘BalkanWeb’ raporton se për banorët ky afat nuk është i mjaftueshëm, pasi në këtë periudhë është e vështirë gjetja sipas tyre e banesave me qira.
Kujtojmë se tërmeti i 26 nëntorit përveç 51 viktimave, shkaktoi plagosjen e mbi 700 personave si dhe shembi qindra banesa. Vetëm në Thumanë humbën jetën 24.