AKTUALITET, 16 Dhjetor 2020, 15:00

Ndryshimet në qeveri, Vasili: Si çelësat kopil që hapin çdo derë, Çuçi dhe Ekonomi dy emra që nuk kanë asnjë lidhje me PS

Ndryshimet në qeveri, Vasili: Si çelësat kopil që hapin

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka komentuar nga rubrika “Opinion” në News 24 ndryshimet e fundit në qeveri.

Kryeministri Edi Rama sot njoftoi se do të dërgojë për dekretim Blendi Çuçin për ministër të brendshëm që do të zëvendësojë Sandër Lleshajn, si dhe Milva Ekonomin për ministër bujqësie që do zëvendësojë Çuçin, por për Vasilin janë ndryshime të parëndësishme.

Sipas Vasilit, Çuçi dhe Ekonomi nuk kanë asnjë lidhje me PS, por bëhen si çelësat kopil që hapin çdo derë. Për nënkryetarin e LSI këta emra janë vetëm marioneta që zëvendësojnë njëri-tjetrin.

“Marioneta që zëvendësojnë njëri tjetrin. Vetëm konfirmim tjetër se të dyja ndryshimet për ata që janë militantë të PS, emra që s’kanë asnjë lidhje me PS vijojnë në marrjen e copave të pushtetit. Ndryshimi i ka bërë boll të qeshin, nga ministria e bujqësisë tek ministria e brendshme. Si çelësa kopil që hapin çdo derë.”- tha Vasili.