TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Familjarët e të arrestuarve gjatë operacionit antidrogë në Vlorë kanë pritur me orë të tëra jashtë dyerve të Gjykatës.
Me lot në sy ata kanë pritur me orë të tëra për vendimin që u mor për të afërmit e tyre që u arrestuan gjatë operacionit antidrogë që u zhvillua dy ditë më parë në Vlorë.
Para kameras së ‘Fax News’ të përlotur janë shprehur se kjo që po bëhet është padrejtësi e se ata nuk kanë bukë. Familjarët të trishtuar thonë se fajtorët enden jashtë ndërkohë që policia ka arrestuar persona të pafajshëm.
“Më kanë marrë nipin Marjus Driza dhe djalin e xhaxhait Dashi Troka dhe kanë tre ditë që i kanë marrë dhe nuk i kanë prurë në shtëpi. Thanë që do t’i marrim për sqarim dhe nuk i sollën më në shtëpi. Në momentin e ndalimit kanë qenë në shtëpinë në fshat në Bishan të Vlorës.
Në mëngjes na erdhi policia dhe i mori për sqarim dhe nuk i sollën më. Nipi ka punuar në sherebel ndërsa djali i xhaxhait në lopatë gjithë ditën.
Nipi punon në Sarandë mbledh sherebel, kishte ardhur për Vit të Rid he do ikte të punonte prapë. Janë të pafajshëm, i morën për sqarim dhe nuk i sollën më.”- shprehen familjaret.
Sot, të arrestuarit u njohen me masën e sigurisë. Dy ditë më parë policia zhvilloi një aksion të gjerë kundër kultivimit të lëndëve narkotike në fshatrat e lumit të Vlorës dhe përgjatë bregdetit.
Nga ky operacion u arrestuar 27 persona, 10 të tjerë janë lënë në masën “Arrest shtëpie” dhe 4 i kanë shpëtuar prangave. Policia gjithashtu sekuestroi edhe 120.9 kg kanabis sativa të gatshme për tu shitur dhe 12.144 rrënjë bimë. Mes të arrestuarve ka qytetare, si dhe drejtues e efektivë të policisë.