AKTUALITET, 16 Dhjetor 2020, 13:05

Meta takon ambasadorin polak në përfundim të misionit diplomatik: Vlerësova kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

Meta takon ambasadorin polak në përfundim të misionit diplomatik:

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me ambasadorin e Polonisë në Tiranë, Karol Bachura, me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik.

Meta shkruan në rrjetet sociale se e ka falënderuar ambasadorin për qëndrimin mbështetës të Polonisë për proceset e integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në tërësi, si dhe për ndihmën e mbështetjen e Polonisë veçanërisht në kuadrin e V4 dhe V4-WB6.

POSTIMI:

Pata kënaqësinë të takohesha sot me Ambasadorin e Republikës së Polonisë në Shqipëri, Sh.T.Z. Karol Bachura, me rastin e përfundimit të misionit të Tij diplomatik.

Vlerësova rolin dhe kontributin e Tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, nënvizova nivelin shumë të mirë dhe rëndësinë e forcimit më tej të tyre në dobi të popujve e vendeve tona.

Falënderova për qëndrimin mbështetës të Polonisë për proceset e integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në tërësi, si dhe për ndihmën e mbështetjen e Polonisë veçanërisht në kuadrin e V4 dhe V4-WB6.

Shumë i lumtur nga statistikat dhe interesi në rritje i turistëve polakë për të vizituar Shqipërinë, e sigurova se ne mirëpresim një numër edhe më të madh të tyre për ta kthyer turizmin shqiptar dhe Shqipërinë në destinacionin e tyre të preferuar.

E falënderova Ambasadorin për ndihmën e Polonisë për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmetit të vitit të kaluar, si dhe për ndihmën e vyer në përballimin e pandemisë COVID-19 në vendin tonë. ?????

Pata kënaqësinë të takohesha sot me Ambasadorin e Republikës së Polonisë në Shqipëri, Sh.T.Z. Karol Bachura, me rastin e...

Posted by Ilir Meta on Wednesday, December 16, 2020