TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi ka publikuar një fotografi që tregon se policia bëhet gati të shoqërojë me furgon një djalë i cili ndodhet në karrocë me rrota.
“Kulmi! I riu i paralizuar ndalohet nga policia!”, shkruan Këlliçi i cili kërkon dorëheqjen e drejtorit të policisë se shtetit.
“Ardi Veliu dorëhiqu menjëherë! Nuk ke asnjë kualifikim për të qenë drejtor i përgjithshëm”.
POSTIMI:
Kulmi! I riu i paralizuar ndalohet nga policia!
Një protestues me aftësi të kufizuar trajtohet si prishës i rendit publik. Ç’janë këta shpirtzinj kështu? Shqiptarë a ç’dreqin janë?!
Ardi Veliu dorëhiqu menjëherë! Nuk ke asnjë kualifikim për të qenë drejtor i përgjithshëm.
Katapultimi yt i sponsorizuar nga politika e turpëron sistemin e meritës në Policinë e Shtetit. Ka oficerë karriere që meritojnë shumëfish të jenë në krye.
Ti nuk i shërben Republikës së Shqipërisë dhe qytetarëve të saj. Je një shkop gome në duart e politikës.
Asgjë më shumë!
Kulmi! I riu i paralizuar ndalohet nga policia!