AKTUALITET, 16 Dhjetor 2020, 11:51

Trupat e tyre u gjetën të copëtuar në valixhe, vajza e çiftit shqiptar: Nuk do të komentoj asgjë deri sa të kryhet ADN-ja

Trupat e tyre u gjetën të copëtuar në valixhe, vajza e

Flet vajza e Shpëtim dhe Teuta Pashos, çiftit që u gjetën të copëtuar në tre valixhe në Itali.

Ajo është shprehur se nuk do të komentojë asgjë derisa të dalë rezultati përfundimtar i ADN-së, që të tregojë nëse janë prindërit e saj apo jo.

“Nuk do doja të jepja asnjë koment deri në përfundimin e ADN-së. Po pres të më marrin për testin e ADN-së.”- është shprehur e reja.

Ngjarja e rëndë u raportua një ditë më parë nga mediat italiane. Burrë e grua u gjetën të copëtuar dhe të futur në tre valixhe, pesë vite pas zhdukjes. Ata u gjetën pranë burgut ku ka vuajtur dënimin djali i tyre për trafik droge, nga ku mendohet të ketë marrë shkak edhe vrasja. Nuk përjashtohet edhe një tjetër pistë, ajo e një sherri me të dashurën e djalit.

Historia e zhdukjes së çiftit shqiptar

Siç shkruan media italiane, në fillim të nëntorit 2015, një çift shqiptarësh, Shpëtim dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52 vjeç, të cilët shkuar në Itali, u zhdukën në më pak se një muaj. Ata jetonin në Shqipëri dhe vinin shpesh në Toskanë, ku jetonin fëmijët e tyre.

I vetmi informacion lidhur me ngjarjen e rëndë, është telefonata që mori vajza e tyre nga një numër anonim në të cilën nëna e saj i tha se nuk donte të kërkohej nga askush.

Ishte pikërisht vajza e tyre, Dorina ajo që dha alarmin për zhdukjen e prindërve të saj dhe publikoi në rrjetet sociale fotot e tyre, ndërsa kërkonte ndihmë për gjetjen e tyre.

Ndërkohë që prindërit e tij ishin zhdukur, djali i tyre u arrestua në Itali për trafik droge.