TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga pesë shtetas, dy prej të cilëve ishin në kërkim. Policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit XH. H., 31 vjeç. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi ka goditur me grushte dhe përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen E. D.
Ndërkohë është arrestuar në flagrancë shtetasi A. V., 28 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i vuajtjes së dënimit”, sepse gjatë kontrollit të ushtruar, nuk u gjet në banesë, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Policia deklaron se ka arrestuar dhe dy shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale:
"B. L., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Tregtimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe F. A., 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale ”Vetëgjyqësia”, njofton policia.
Lidhur me aksidentin e ndodhur një ditë më parë ku mbeti e dëmtuar shtetasja E.GJ 63 vjeç, policia ka ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale automjetin në pronësi të shtetases I. B., me qëllim këqyrjen dhe kryerjen e ekspertimeve të nevojshme autoteknike.
Gjithashtu blutë kanë evidentuar një rast të dhunës në familje, si dhe është plotësuar 1 kërkesë-padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Ndërkohë mësohet se jatë mbrëmjes së djeshme ka pasur dy telefonata për tentativë vjedhjeje me dhunë, në orën 21:20, në rrugën “Kongresi i Lushnjës” dhe në orën 21:30, në rrugën “Haki Stërmilli”. Shërbimet e Policisë kanë reaguar në kohë dhe nga verifikimet e bëra nga Policia ka rezultuar se nuk është kryer vjedhje në asnjë rast. Është ngritur një grup, i cili vijon punën për identifikimin dhe dokumentin e autorësisë së këtyre ngjarjeve, të dy tentativave për vjedhje me dhunë.