TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtoria Vendore e Policisë Kukës në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Kukës kanë zhvilluar një operacion antidroge ku është zbuluar një objekt që dyshohet se përdorej për përpunim të drogave të forta.
Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në studion e emisionit “Java” në RTSH, ka zvuluar të tjera detaje. Ai u shpreh se “4 agjentë të DEA-s në terren, kanë kërkuar jo vetëm monitorimin e aksionit, por edhe të merrnin pjesë aty”.
Sipas Hoxhës, “janë kapur kryesisht specialistët që merreshin me përpunimin e lëndës”.
Më tej Artan Hoxha ka zbuluar se lënda e kapur është nisur nga Afganistani, gjë që është pikasur nga DEA dhe e ka ndjekur deri në Has.
“DEA e ka ndjekur ngarkesën që nga Afganistani. Kjo është bërë indicie që DEA ta ndjekë e gjurmojë këtë ngarkesë”, – tha Hoxha.