TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg bashkëshortin e 24-vjeçares që u hodh nga ballkoni i banesës së saj në Durrës.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 korrik në zonën e Kënetës në qytetin bregdetar. Mësohet se togat e zeza kanë caktuar masën e ‘arrestit me burg’ pa afat për Alfred Gjinin, bashkëshortin e Anisa Gjinit, e cila ndërmori aktin ekstrem të vetëvrasjes pas një debati me 31-vjeçarin.
Bashkëshorti i viktimës u arrestua dy ditë më parë, pasi akuzohet se ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes.