AKTUALITET, 9 Shtator 2020, 13:45

Ndërron jetë i burgosuri me koronavirus, ishte dënuar për vrasjen e tre personave

Ndërron jetë i burgosuri me koronavirus, ishte dënuar për


Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në burgjet shqiptare.

Sot ka ndërruar jetë nga virusi i rëndë 74-vjeçari Çaush Banaj, i cili ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje me dashje nga Gjykata e Fierit, në vitin 2000.

Lajmin e raporton gazetarja Klodiana Lala për “News 24”, e cila thotë se i moshuari ishte i shtruar te spitali Covid-2 Shefqet Ndroqi, ku dhe ka ndërruar jetë, ndërsa ka pasur edhe sëmundje të tjera.

Ndërkohë, i infektuar me koronavirus është edhe djali i viktimës, Enkelejd Banaj, edhe ky i dënuar me 23 vite burg për vrasje, por që është me simptoma të lehta.

Babë e bir akuzohen për vrasjen e tre personave në Mallakastër, në vitin 1997.