TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Flet pas infektimit me Covid 19, ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi.
Ai ka folur nga spitali San Raffaele në Milano ku qëndron i shtruar që prej datës 3 shtator për shkak të një përkeqësimi të lehtë.
Burimet e Corriere.it bëjnë me dije se gjatë një bisede me senatorët e partisë së tij, Berlusconi tregoi edhe gjendjen e tij shëndetësore dhe si e kishte përjetuar virusin, të cilin e quajti një ferr të vërtetë.
“Unë po luftoj për ta kaluar këtë sëmundje, e cila është një ferr i vërtetë, është tmerrësisht e shëmtuar.
Nga mijëra pacientë të ekzaminuar në San Raffaele, unë jam i pesti për nga ngarkesa virale.
Bëra më të mirën time dhe shpresoj shumë që të mund të shërohem.”-është shprehur Berlusconi.
Gjithashtu, mjeku i ish-kryeministrit Luigi Giancrigillo, deklaroi se shëndeti i tij po përmirësohej.
Mediat italiane raportuan po ashtu se pas Berlusconit u infektua edhe vajza e tij Marina Berlusconi.
Ajo është izoluar me familjen në shtëpinë e saj në Milano, ndërkohë që ish-kryeministri vazhdon të trajtohet në spital.