AKTUALITET, 9 Shtator 2020, 10:33

Shkon në dhjetë numri i të infektuarve me koronavirus në burgun e Drenovës

Shkon në dhjetë numri i të infektuarve me koronavirus në


Shkon në dhjetë numri i të infektuarve në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës.

Vetëm dy ditë më parë janë dërguar 27 tamponë nga ky institucion, dhe dy persona kanë rezultuar pozitivë ndaj covid-19.

Analizat janë kryer në sektorin e të burgosurve ku rezultuan pozitivë tetë të paret, por edhe në administratën e burgut, si dhe persona të kontaktit të të infektuarve.

“Balkan Web” raporton se të gjithë personat e infektuar janë dërguar në Lezhë, por nuk e kanë përcaktuar nëse bëhet fjalë për burgun e Shën Kollit të kthyer në covid, apo ndonjë vend tjetër.

Numri më i madh i të infektuarve në burgun e Drenovës janë të moshave mbi 55 vjeç.