AKTUALITET, 31 Gusht 2020, 15:21

Ndërrojnë jetë nëntë persona dhe 120 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Ndërrojnë jetë nëntë persona dhe 120 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit nëntë pacientë kanë humbur betejën me koroavirusin në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë konfirmuar 120 raste të reja, pas testimit të 452 mostrave.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 30 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Gjakovë 11 raste, komuna Rahovec 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë, Podujevë, Shtime dhe Suharekë.

Numri i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 13 mijë e 454, me gjithsej 525 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.