TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rosalía është fotografuar duke puthur në buzë partneren e saj, modelen Loli Bahia, gjatë një ndeshjeje të US Open-it në New York.
Këngëtarja 33-vjeçare dhe Bahia, 23 vjeç, ishin të pranishme të enjten, më 10 shtator, në Qendrën Kombëtare të Tenisit USTA Billie Jean King, ku ndoqën nga tribunat përballjet e Aryna Sabalenka me Jessica Pegula dhe Coco Gauff me Elena Rybakina.
Gjatë ndeshjeve, dyshja u fotografua duke shkëmbyer puthje dhe përqafime. Me to ishte edhe aktorja dhe këngëtarja Alexa Demie.
Thashethemet për një lidhje mes Rosalías dhe Loli Bahia nisën të qarkullonin në nëntor të vitit të kaluar. Të dyja kanë preferuar ta mbajnë jetën private larg vëmendjes publike dhe nuk kanë dhënë shumë detaje për marrëdhënien e tyre.
Një vit më parë, Rosalía u pyet nga revista “Elle” nëse ndihej e detyruar të deklaronte publikisht orientimin e saj seksual. “Jo, nuk e detyroj veten. Mendoj për lirinë. Kjo është ajo që më udhëheq”, ishte përgjigjja e këngëtares.
