TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
"Ushtarët izraelitë kanë qëlluar për vdekje një adoleshent palestinez gjatë një përleshjeje në Bregun Perëndimor", tha Ministria e Shëndetësisë e Autoritetit Palestinez.
Dhuna shpërtheu në një protestë kundër vendbanimeve izraelite afër qytetit Ramallah, shkruan Reuters.
Dëshmitarët thanë se një grup i të rinjve palestinez hodhën gurë në drejtim të forcave izraelite, të cilat u kundërpërgjigjën me zjarr.
Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se një palestinez 17-vjeçar u qëllua me armë dhe më vonë vdiq nga plagët.
Në anën tjetër, ushtria izraelite nuk ka pasur ndonjë koment të menjëhershëm në lidhje me këtë incident.