TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas ndalimit një natë më parë të ish deputetit Kastriot Islami nga policia ka reaguar edhe ish Kryeministri Berisha.
Në një postim në faqen e tij në faccebook ai e quan ndalimin e Islamit “një akt të shëmtuar dhe kriminal”
“Ndalimi i zotit Islami me urdher të Xhahilit të Surrelit është një akt i tij banditesk dhe hakmarrje e tij primitive politike kurse maska është thjeshte preteksti i këtij akti të shëmtuar”, shkruan Berisha.
Ja postimi i plotë:
Ndalimi i Prof Dr Kastriot Islamit nga xhahili skizoid i Surrelit, një akt i shëmtuar dhe kriminal.
Miq, dje Edvin Hajduti, xhahili skizoid i Surrelit urdhëroi narkobanditë me uniformë të ndalojnë dhe shoqërojnë forcërisht në narkokomisariat personalitetin e njohur të politikës së vendit, opozitarin e vendosur të rregjimit të kakistokracisë të Edvin Kristaq Kolekës, ish deputetin Kastriot Islami sepse ai po bënte joging pa maskë tek Parku Kombëtar i Liqenit Artificial të Tiranës.
Ndalimi i zotit Islami me urdher të Xhahilit të Surrelit është një akt i tij banditesk dhe hakmarrje e tij primitive politike kurse maska është thjeshte preteksti i këtij akti të shëmtuar.
Duke i shprehur solidaritetin tim të plotë zotit Kastriot Islami, denoj me ashpërsinë më të madhe aktin e turpshëm prej birboje të vërtet të Edvin Hajdutit ndaj zotit Islami dhe e garantoj kufomën politike se shumë shpejt do të marrë përgjigjen e merituar përsonale për veprimin e tij kriminal. sb\