SPORT, 29 Gusht 2021, 20:34

Napoli me hap kampioni, Petagna e nderon kundër Genoa

Napoli me hap kampioni, Petagna e nderon kundër Genoa


Napoli i përgjigjet Interit dhe Lazios, duke fituar ndeshjen e dytë në kampionat. Skuadra e Spalletit mposhti në transfertë Genoa me rezultatin e ngushtë 2-1.

Napolitanët e nisën ndeshjen në sulm dhe tentuan të shënojnë, por goli vonoi deri në fundin e pjesës së parë. Fabian Ruiz ishte ai që ndëshkoi Genoan dhe pjesa e parë u mbyll 0-1.

Genoa u mundua të reagojë dhe shënoi në fillim të pjesës së dytë, por VAR dalloi një faull të Pandev. Gjithsesi vendasit nuk u dorëzuan dhe barazuan me Andrea Cambiaso.

Napoli rinisi sulmet dhe Mario Rui dha krosimin përfekte për Andrea Petagna, i cili nuk fali brenda zone, duke shënuar golin që i dha Napolit fitoren. Takimi tjetër i Serie A, Sassuolo-Sampdoria, përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0.