TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Transferimi i Kristiano Ronaldos drejt Mançester Junatid nuk i ka lënë të gjithë të kënaqur, veçanërisht futbollistët që do të bien pre e “tekave” të yllit portugez.
Një ndër to është dhe numri i fanellës. Të gjithë e njohin Ronaldon si CR7 dhe ky është numri që e simbolizon 36-vjeçarin, por tek Junajtid numri 7-të është i zënë sepse i përket Edinson Kavanit. Bomberi uruguaian vështirë se do të heqë dorë nga numri i tij dhe për këtë Premier Liga i ka federuar të dy lojtarët me numrin 7-të.
U përfol gjithashtu se Ronaldo mund të marrë numrin 28 që ka veshur tek Sporting i Lisbonës, pasi dhe numri 9-të është zënë nga Antoni Martial.
Një situatë e sikletshme për drejtuesit e klubit kjo, ndryshe nga ajo e Mesit ku ishte Nejmar ai që i ofroi shokut të tij numrin 10-të, por “pleshti” zgjodhi të mbante veshur fanellën me numrin 30-të.